Zanussi ZTK123 User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
DRITAT TREGUESE
Këto drita tregojnë funksionet e mëposhtme:
Drying (Tharja)
: Kjo dritë tregon se pajisja
është në fazën e tharjes.
End/Anticrease (Përfundimi/Antirrudhë) :
Kjo dritë është në fund të fazës së ftohjes,
gjatë fazës kundër rrudhave dhe në përfundim
të programit.
Filter (Filtri) : Kjo dritë ndizet në fund të
programit për t'ju kujtuar se duhen pastruar
filtrat.
Condenser (Kondensatori) : Kjo dritë
tregon se kondensuesi duhet të pastrohet.
Tank (Depozita) : Kjo dritë ndizet në fund të
programit për t'ju kujtuar se rezervuari i ujit
duhet të zbrazet. Kjo dritë ndizet gjithashtu
kur rezervuari i ujit nuk është futur mirë.
UDHËZIME DHE KËSHILLA
PËRGATITJA E RROBAVE
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose rripat (p.sh.
rripat e përparëseve). Lidhini ato përpara se
të nisni një program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të brendshme prej
pambuku, kthejeni anën e brendshme jashtë.
Sigurohuni që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni programin e
duhur për llojin e pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të forta së
bashku me pëlhura me ngjyra të çelura.
Ngjyrat e forta mund të lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për fanella
pambuku dhe trikotazhe për të parandaluar
hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos jetë më
shumë se pesha maksimale në tabelën e
programeve.
Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme
për tharjen në tharëse. Referojuni etiketës së
pëlhurës që kanë artikujt.
Etiketa e pëlhurës Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni temperatu‐
rën me temperaturë standarde.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni programin
me temperaturë të ulët.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
10
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments