Zanussi ZWG6100K User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Paralajmërim Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të
pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë kohës
që pajisja është në punë e sipër. Xhami
mund të jetë i nxehtë.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të grumbulluar
ujin që mund të rrjedhë nën pajisje.
Kontaktoni me shërbimin për t'u siguruar
se cilët aksesorë mund të përdoren.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
dëmtim i pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjent neutral.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Eliminimi i pajisjes
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Probleme që lidhen me mjedisin
Materialet ambalazhuese
Ricikloni materialet me simbolin
.
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka.
Këshilla ekologjike
Për të mbrojtur mjedisin, përdorni më pak ujë
dhe energji, zbatoni këto udhëzimet:
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje me
ngarkesën maksimale të çdo programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një program
me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit në
sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
4
www.zanussi.com
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments