Zanussi ZWG7120K User Manual Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
4.
Rrotullojeni çelësin e programit
për
të çaktivizuar pajisjen.
Pritja aktive
Disa minuta pas përfundimit të programit të
larjes, nëse nuk e çaktivizoni pajisjen,
aktivizohet gjendja e kursimit të energjisë.
Gjendja e kursimit të energjisë ul konsumin e
energjisë kur pajisja është në pritje aktive.
Të gjithë treguesin fiken së bashku me
ekranin.
Treguesi i butonit të nisjes pulson ngadalë
Shtypni një nga butonat për të çaktivizuar
gjendjen e kursimit të energjisë.
Udhëzime dhe këshilla
Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që ndodhen në
etiketat e kujdesit te rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha dhe
ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë gjatë
larjes së parë. Rekomandojmë që ato të
lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa shtresa,
të leshtat dhe veshjet me stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e
tyre ose futini perdet në një qese për larje
apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje :
Veshje pa bordurë të kthyer apo me
çara
Sytjena me tel.
Përdorni një qese për larje për të larë
sendet e vogla.
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë fazës
së shtrydhjes. Nëse ndodh kjo, rregulloni
manualisht artikujt brenda tamburit dhe
startojeni sërish fazën e sthrydhjes.
Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni përpara
se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
Detergjentet dhe produktet suplementare
Përdorni vetëm detergjente dhe substanca
shtesë të prodhuara posaçërisht për
lavatriçen.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni më
shumë detergjent sesa sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i
këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin dhe
ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngshme,
mos vendosni fazën e paralarjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti me
ndarëse, shtojini detergjentet e lëngshme
me një enë.
Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat ku
uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i
zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të ujësjellësit
për të njohur fortësinë e ujit.
13
www.zanussi.com
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments