Zanussi ZWG7120K User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Siguria e përgjithshme
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë
dhe hiqeni nga priza.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg (referojuni
kapitullit "Tabela e programeve").
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të
kualifikuar, për të shmangur rreziqet.
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi) duhet të jenë
mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8 MPa)
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet të mos
bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë duke
përdorur pajisjet e dhëna të tubave. Pajisjet e vjetra të tubave
nuk duhet të ripërdoren.
Udhëzime për sigurinë
Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta lëvizni
pajisjen sërish duhet ta bllokoni kazanin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Mos e instaloni ose mor e përdorni pajisjen
në vende ku temperatura është më e ulët
se 0 °C ose atje ku është e ekspozuar ndaj
kushteve atmosferike.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e pastër
e ta durojë nxehtësinë.
Mos e instaloni pajisjen në një vend ku
dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkulloj ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që mes
pajisjes dhe tapetit të ketë hapësirë të
mjaftueshme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
3
www.zanussi.com
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments